Rezultatet e Qeverisë janë evidente dhe ka hapësirë edhe për përmirësime
Prishtinë, 27 maj - Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se rezultatet e Qeverisë janë evidente dhe gjithherë ka hapësirë edhe për përmirësime.
Kryeministri Mustafa ka bërë me dije në Facebook se do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme në Qeveri si rrjedhojë e zgjedhjes së Hashim Thaçi president i Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.
\"Meqenëse ka interesim të opinionit se a do të ketë ndryshime në Qeveri, dua të sqaroj se vlerësimi i performancës së ministrive, anëtarëve të Qeverisë, ministrave por edhe të zëvendësministrave bëhet në vazhdimësi. Varësisht nga kjo me partnerin e koalicionit do të vendosim për ndryshime. Është raporti i punës së Qeverisë për vitin 2015, në të cilin janë detajizuar përmbushjet e objektivave në të gjitha fushat, që shërben për të vlerësuar punën në përgjithësi, por edhe veç e veç për dikastere të caktuara. Rezultatet e Qeverisë janë evidente, mirëpo gjithherë ka hapësirë për përmirësime. Krahas kësaj, do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme, si rrjedhojë e zgjedhjes së z. Hashim Thaçi president i Republikës së Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Janë prioritetet qeveritare, mbarëvajtja e punës së Kuvendit, por edhe Ligji për Qeverinë, çështje të cilat i kemi trajtuar dhe i trajtojmë rregullisht me kryetarin e Kuvendit, z. Veseli\", ak theksuar ai.