17 Maj 2024

Rexhepi: UNMIK-u s’do të ketë përgjegjësi ekzekutive

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë për “Epokën e re” se Zyra e UNMIK-u për Mitrovicën do të shuhet në fund të këtij muaji. Madje, ai ka thënë se kjo zyrë faktikisht është inekzistente.

“Zyra e UNMIK-ut për Mitrovicë është e shuar faktikisht. Ata punëtorë do të marrin rroga vetëm edhe këtë muaj.

Pra, Zyra e UNMIK-ut është inekzistente”, ka thënë Rexhepi.

Kurse sa i përket UNMIK-ut si mision, Rexhepi ka deklaruar se ai do të jetë aty, por vetëm për t’i përgatitur raportet tremujore dhe se nuk do të ketë as përgjegjësi operative e as përgjegjësi ekzekutive.

“Ndërsa UNMIK-u si mision mbetet derisa të aprovohet Rezoluta 1244, por nuk ka kurrfarë përgjegjësie, as operative e as ekzekutive, vetëm një rol facilitues.

Faktikisht, i bën ato raportet tremujore, asgjë tjetër”, ka deklaruar ministri Rexhepi.

Për këtë çështje të enjten ka folur edhe ish-ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se, edhe pse nuk është arritur një bashkëpunim i mirëfilltë dhe një kontakt i drejtpërdrejtë i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të asaj pjese, është i panevojshëm funksionimi i mëtutjeshëm i Zyrës së UNMIK-ut për Mitrovicën.

“Nuk ka nevojë për UNMIK-un, ani pse nuk është arritur një bashkëpunim i mirëfillte dhe një kontakt i drejtpërdrejtë i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarët atje.

 

Për mua do të ishte befasi në rast se do të vazhdojë të financohet kjo zyrë sepse nuk ka nevojë të financohet.

Është paralajmëruar se deri në dhjetor, pastaj më nuk do të aprovohet buxhet për funksionimin e zyrës administrative në veri.

Mirëpo, OKB-ja mund të financojë ndonjë zyrtar sa për të qenë aty”, është shprehur Ferati.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)