Rexhepi: Udhërrëfyesi për vizat do të ketë 101 kritere
Ai ka bërë me dije se ky udhërrëfyes përmban 101 kritere teknike, të cilat priten të plotësohen deri në fund të vitit.
Rexhepi në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se në mënyrë të njëanshme shumica e këtyre kritereve janë plotësuar.
Fatmirësisht që nga viti 2009 kemi pasur udhërrëfyesin tonë personal për liberalizimin e vizave, duke u bazuar në rrugëtimin e shteteve të rajonit. Që nga atëherë një numër të madh të kushteve i kemi plotësuar, është shprehur Rexhepi, duke deklaruar se udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave është i njëjtë si i vendeve të rajonit dhe ka pasur tendenca të jetë më ndryshe.
Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se veriu i Kosovës nuk do të ketë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave pasi, sipas tij, kufiri në atë pjesë menaxhohet nga institucionet ndërkombëtare.
Sipas tij, pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën nuk paraqesin pengesë në këtë proces. Shtetet të cilat nga kanë pranuar si shtet bëjnë më shumë pengesa, sidomos ato që ballafaqohen me numrin e madh të azilkërkuesve, është shprehur Rexhepi.