16 Janar 2025

Rexhepi shprehet optimist rreth bisedimeve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 24 mars - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi shprehet optimist rreth bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, “Tanjug”, Rexhepi ka thënë se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po thyhen shigjetat rreth kompetencave të asociacionit të komunave serbe.

“Mendoj se bisedimet ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq kanë qenë mjaft të suksesshme. Njerëzit që kanë guxim të marrin përgjegjësinë për disa tema të rënda tregojnë se janë liderë të vërtetë. Dihet se Kosova dhe Serbia janë peng i njëra tjetrës, por bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA janë të lodhur nga armiqësia jonë”, është shprehur Rexhepi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)