Rexhepi: Serbët në veriore më së shumti e izolojnë veten
Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi në seancën e Kuvendit ka thënë së nuk ka arsye për frikë nga ana e banorëve shqiptarë dhe të komuniteteve tjera jo-serbe në veriun e Kosovës, pasi e gjendja e sigurisë është nën kontroll të plotë dhe e menaxhuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Rexhepi në seancën e Kuvendit, gjatë paraqitjes së një informate të kërkuar nga Kryesia e Kuvendit për gjendjen e përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës.
Ai ka shtuar se barrikadat që kanë vendosur serbët në pjesën veriore të Kosovës, më së shumti e izolojnë veten.
Sipas tij viktima në këtë rast janë qytetarët e rëndomtë, të cilët janë të detyruar nga strukturat kriminale të udhëhequra nga Beogradi që të qëndrojnë në barrikada, raporton Kosovapress.
Ai ka siguruar se bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in do të bisedojmë për angazhime të reja, në mënyrë që të ketë prapë një plan të përbashkët veprimi që të gjendet mënyra për heqjen e barrikadave, pasi që qytetarët atje kanë nevojë për liri të lëvizjes, për furnizim me gjëra elementare dhe përgatitje për sezonin e dimrit.