Rexhepi: Posti i kryeministrit, AAK të mos shpresojë as në shkurt
Prishtinë, 11 janar - Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, ua ka bërë të qartë zyrtarëve të AAK-së të mos presin as në muajin shkurt për të marrë postin e kryeministri.
Bajram Rexhepi për Epokën e Re ka thënë se qeverisja është stabile dhe e ka kryeministrin e saj.
Ata mund të kërkojnë, por ne kemi qenë shumë të qartë se postin i kryeministrit i takon kryeministrit aktual Hashim Thaçit dhe nuk kemi arsye për kurrfarë ndërrimesh.
Kjo qeveri do ta vazhdoj edhe më tutje mandatin kushtetues. Pra, nuk kemi kurrfarë arsye ta ndërrojmë postin e kryeministrit, ka thënë Rexhepi.