Rexhepi: Nuk ka pasur ndërhyrje për tenderin e pasaportave
Prishtinë, 5 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në një konferencë për media mohoi akuzat për ndërhyrje për tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike ndërsa ka pohuar se disa ambasadorë janë interesuar për kushtet e tenderit.
Rexhepi tha se në asnjë mënyrë nuk ka pasur interferim, apo lobim për kompanitë që kanë fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike. Rexhepi theksoi se është normale avokimi i cilitdo ambasador për kompanitë e vendit prej nga vjen.
Jo veç ambasadori Dell, po ka pas edhe ambasador të tjerë, po edhe ministra të tjerë që interesohen për kushtet e tenderit dhe që të jetë një ambient sa më i favorshme që kompanitë nga shtete e tyre eventualisht të dalin fitueses, po pa ndikuar në fituesin e tenderit."
"Unë i kam dërguar letër kryeprokurorit të shtetit, shefit të EULEX-it dhe kemi qenë të hapur për gjithë dokumentacionin që kjo të përfundojë sa më parë. Do të jem shumë i lumtur që kjo të përfundojë se nëse dikush ka keqpërdorur të ballafaqohet me drejtësinë, tha Rexhepi gjatë një konfrence për shtyp
Ministri Rexhepi theksoi se skandali me tenderin e prodhimit të pasaportave është çështje e drejtësisë, ndërsa kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Rexhepi tha se ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur që ky rast të përfundojë sa më parë.
Unë i kam dërguar letër kryeprokurorit të shtetit, shefit të EULEX-it dhe kemi qenë të hapur për gjithë dokumentacionin që kjo të përfundojë sa më parë. Do të jem shumë i lumtur që kjo të përfundojë se nëse dikush ka keqpërdorur të ballafaqohet me drejtësinë, tha Rexhepi
Gjithsesi kreu i MPB-së tha se është në konsultime me përfaqësuesit e kompanisë OeSD për vazhdimin e kontratës për shtypjen e pasaportave biometrike.
Unë dua ti garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të mbesin pa pasaporta. Kemi kontingjent të mjaftueshëm, tha Rexhepi.
Organet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare janë duke vazhduar hetimet në të ashtuquajturën afera e pasaportave.