Rexhepi: Nuk ka asnjë marrëveshje me Vetëvendosjen
Prishtinë, 13 janar - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje ndërmjet policisë së Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje pas takimit të së enjtes.
Secila do të bëjë atë që synon, por marrëveshje nuk ka ka theksuar ministri Rexhepi.
Ndërkohë bllokimi i paralajmëruar i dy pikave kufitare që pritet të ndodhë nesër ka ndarë faktorin politik në vend. Kundër janë shprehur të gjitha partitë e tjera politike në vend, si dhe prezenca ndërkombëtare.
Vetëvendosje, megjithatë ka marrë përkrahje nga organizata e shoqata të ndryshme në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se nesër do të bllokojë pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, në kuadër të mbrojtjes së mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga qeveria e Kosovës.