04 Maj 2024

Rexhepi: Ndihmat ruse kanë karakter politik

Prishtinë, 17 dhjetor - Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës, nuk kanë të bëjnë me ndihma humanitare, por janë një në funksion të përforcimit të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, deklaroi se përmbajtja e ndihmave tregon tregon edhe qëllimin .

“Ky ka qenë një vendim politik i tyre për arsye se krizë humanitare në veri nuk ka. Vet përmbajtja e atyre ndihmave, si: tenda, gjenerator dhe stufa, kanë pasur për qëllim më shumë të ndihmojnë strukturat ilegale që të krijojnë kushte për të qëndruar në barrikada. Aty kam dëgjuar që ka edhe ushqim të konservuar”, deklaroi Rexhepi.

Ministri i Rexhepi theksoi gjithashtu se nëse ndihmat do të kishin karakter humanitar ato do të shpërndaheshin edhe në vendet e tjera të Kosovës, ku ka banorë serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)