29 Prill 2024

Rexhepi: Kufijtë me Serbinë nuk do të jenë temë bisedimesh

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, hodhi poshtë mundësinë që çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë pjesë e bisedimeve që aktualisht po zhvillohen ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së kalimit të përgjegjësive nga KFOR-i tek Policia Kufitare e Kosovës, për kontrollimin e kufirit me Maqedoninë. Forcat paqeruajtëse vazhdojnë të kontrollojnë kufirin me Malin e Zi dhe Serbinë.

Policia e Kosovës tashmë kontrollon dy vija kufitare, ndërsa dy të tjera, ajo me Serbinë dhe Malin e Zi janë ende në duart e KFOR-it. Muaj më parë KFOR-i i dorëzoi Policisë së Kosovës përgjegjësitë për kufirin me Shqipërinë, kurse ditën e shtunë edhe kufiri me Maqedoninë kaloi në duart e Policisë së Kosovës.

Por, se kur do të ndodhë kjo edhe me pjesën kufitare me Serbinë, sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, është e vështirë të thuhet.

Gjatë një deklarate në ceremoninë e pranim-dorëzimit të vijës kufitare me Maqedoninë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, hodhi poshtë mundësinë që çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë pjesë e bisedimeve që aktualisht po zhvillohen ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)