Rexhepi: Korrupsionin nuk po e luftojmë në mënyrë selektive
Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, i ka quajtur të pabaza dhe kontradiktore akuzat e deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili një ditë më herët e pati akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke bërë asgjë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Rexhepi për Epoka e re ka thënë se akuza të tilla nuk qëndrojnë fare. Institucionet shtetërore janë duke e kryer detyrën e tyre në mënyrë profesionale.
Deklaratat dhe akuzat e tilla janë kontradiktore. Nëse mendohet se disa zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët po hetohen për korrupsion, janë në opozitë, është gabim, ata janë në pozitë, pra udhëheqin kryeqytetin, ka thënë Rexhepi.