05 Maj 2024

Rexhepi: Koha e referendumeve ka kaluar kaherë në Kosovë

Prishtinë, 28 janar - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se koha e referendumeve ka kaluar kaherë në Kosovë dhe se autoritetet e Kosovës nuk do të reagojnë në mbajtjen e tij në veri të vendit.

„Ka kaluar koha e referendumeve. Në fund të fundit serbët dhe mund të mbajnë referendum, por mbajtja nuk do të ketë kurrfarë pasojash juridike. Ne do ta injorojmë plotësisht atë”, ka thënë Rexhepi për radio KiM, transmeton FoNet.

Duke folur për zbatimin marrëveshjes për lirinë lëvizjes që është arritur me autoritetet serbe në Bruksel, Rexhepi ka theksuar se qëllimi ka qenë lehtësimi i lëvizjes së të gjithë qytetarëve.

“Megjithëkëtë kjo nuk ka ndodhur, sepse pala serbe gjithmonë ka kërkuar arsye të tjera", ka thënë ministri.

Rexhepi ka përmendur se pronarët e automobilave me tabela regjistrimi RKS kur hyjë në Serbi paguajnë 30 euro në vlerë të dinarëve serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)