Rexhepi kërkoj thellim bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë
Gjatë këtij takimi, ministri Rexhepi i njoftoi parlamentarët hungarez me angazhimet Ministrisë së Punëve të Brendshme në sundimin e rendit dhe ligjit, me fokus luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Policinë e Hungarisë, të cilët veprojnë në kuadër të EULEX-it.
Ministri Rexhepi theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtarë sa i përket pjesës së Ballkanit.
Nënkryetari i Komisionit të Mbrojtjes të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Csampa Zsolt, bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e cilësoi të një rëndësie të veçantë, posaçërisht atë sa i përket bashkëpunimeve për ngritjen e nivelit të luftimit të krimit të organizuar dhe shfaqi gatishmërinë për të ofruar përvojën hungareze në këtë drejtim.