Rexhepi kërkoi përkushtim në funksionimin e strategjisë 2012-17
Prishtinë, 17 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues ndër- institucional për vlerësimin e implementimit të strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar.
Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili është Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar.
Ministri Rexhepi vlerësoi punën e deritashme të grupit punues dhe kërkoi përkushtim maksimal në funksionalizimin e strategjisë dhe planin e veprimit 2012-2017.
Gjithashtu në takim u bisedua me akterët e përfshirë dhe është bërë një vlerësim i përgjithshëm prej fuqizimit të strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit të Republikës së Kosovës për vitin 2009-2012, ku është arritur përparim në përmbushjen e parametrave, objektivave, veprimeve dhe aktiviteteve në kuadër të këtyre veprimeve të institucione të përfshira.
U vlerësua se të gjithë institucionet e përfshira janë angazhuar maksimalisht në drejtim të përmbushjes së planit të veprimit dhe objektivat e parapara me këto dokumente strategjike.
Ndërsa sot, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, u formua grupi punues për hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit për vitin 2012-2017.
Në bashkëpunim me sekretariatin e MPB-së dhe në koordinim të plotë me Koordinatorin Nacional, u emërua, Riza Shillova, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, udhëheqës i grupit punues për hartim të strategjisë afatgjate kundër krimit të organizuar.