02 Maj 2024

Rexhepi: Jemi të vendosur për rend dhe ligj në veri

Prishtinë, 2 tetor - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se vendosmëria e Qeverisë për të vendosur rend dhe ligj në veri të vendit do të vazhdojë dhe askush nuk do të mund ta ndalojë.

Në një intervistë për mediat kosovare, Rexhepi tha se çështja e barrikadave nuk do të ketë sukses.

Ndërkohë trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikën kufitare të Jarinjes, ku dhe kanë hequr një barrikadë të vendosur nga banorët serbë.

Serbët lokalë që përbëjnë shumicën e veriut të Kosovës vijojnë të kundërshtojnë me aksione të paprera vendosjen e doganierëve të Kosovës në dy pikat në veri të vendit, 1 dhe 31, që erdhi për shkak të hyrjes në fuqi në 16 shtator të marrëveshjes për vulat doganore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)