17 Janar 2025

Rexhepi informon Reichel për procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 14 gusht - Ministri Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, u takua me Dr. Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e  Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

Në këtë takim u diskutua rreth procesit të liberalizimit të vizave, për  stabilizim- asocim, për implementimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në drejtim të normalizimit të raporteve në mes të dy vendeve.

Ministri Rexhepi e informoi në detaje për punën që Ministria e Punëve të Brendshme  po bën lidhur me këto procese.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë, po ashtu edhe me Ambasadën  gjermane është shumë i mirë edhe në proceset  e parandalimit të migrimit ilegal, kthimit të personave nga Gjermania, të  cilët nuk e kanë të rregulluar statusin, si  dhe në  sferën e sigurisë.

Në takim u  kërkua  që  bashkëpunimi  në  sferën e sigurisë të forcohet  edhe më shumë.

Gjithashtu, ministri Bajram Rexhepi e njoftoi Dr. Ernst Reichel se së shpejti pritet edhe shkuarja e një atasheu policor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ku nëpërmjet të cilit  komunikimi dhe bashkëpunimi do të jetë më i lehtë.

Ndërsa, Dr. Ernst Reichel premtoi se bashkëpunimi dhe mbështetja në këto  procese  do të vazhdojë edhe më tutje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)