Rexhepi: Do të jemi më aktiv në veri të Kosovës
Prishtinë, 13 shtator - Ministri i Punëve të Brenshme të Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se zgjidhja për veriun do të bëhet në bazë të planit të Ahtisarit dhe se tashmë kjo çështje do të aktivizohet më shumë.
Plani i Ahtisarit ofron nivelin më të lartë të të drejtave njerëzore etnike dhe prandaj ky plan duhet të realizohet në veri. Plani i Ahtisarit është bazë për kthimin e normalitetit në veri dhe nuk do të ketë shmangie ka deklaruar Rexhepi.
Rexhepi thotë se po presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të bëjnë më shumë presion mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale në veri.
Sipas tij tani institucionet e Kosovës do të jenë më aktive në këtë pjesë të vendit.