Rexhep Pepshi nga Lëvizja "Vetëvendosje" aderon në PDK
Prishtinë, 2 qershor - Ish kandidati për kryetar të Junikut, nga LëvizjaVetëvendosje, Rexhep Pepshi sot ka aderuar në Partinë Demokratike tëKosovës.
Ai sot në selinë qendrore të PDK-së ka pranuar librezën solemnisht nga Zëvendës kryetari Kadri Veseli.
Ky aderim bëhet në kohën e shtrirjes dhe përqafimit të platformës politike Misioni i ri nga qytetarët dhe pjesëtarët e subjekteve tjera në vend.
Z. Veseli e falënderoi Z. Pepshi për vizionin e tij dhe rëndësinë e momentit të aderimit, në kohën kur Misioni i ri dhe Kryeministri Thaçi në mandatin e ardhshëm qeverisës përgatiten për realizimin e saj, synim kryesor i së cilës është zhvillimi i vendit, krijimi i vendeve të reja të punës, punësimi dhe ngritja e mirëqenies.
Pepshi falënderoi Veselin për respektin dhe hapësirën e ofruar në PDK duke shprehur përkushtim që tash e tutje aktivitetet e tij politike do të kontribuojë në PDK dhe realizimin e Misionit të ri.