Rexhep Boja emërohet i Ngarkuar me Punë i në Arabi Saudite
Prishtinë, 22 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z. Rexhep Boja në detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabi Saudite, me seli në Riad.
Emërimi është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe ministrin e punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-010-2009, të datës 26 tetor 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.