Rexhaj nga LVV, anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës së Prizrenit
Prizren, 5 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion.
Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën Janar-Dhjetor 2015, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.
Naim Cahani nga KDI, duke vazhduar me dhënien e rezultateve tha se anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në këtë periudhë jenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 13.3 %, Mybera Mustafa (LDK) me 8.7 % dhe Naser Bresa (AKR) me 7.0 % të notimit të përgjithshëm.
Anëtarët që kanë treguar rezultatet më të dobëta janë: Merdzan Osmani (CDU) me 1.0 %, Shukri Quni (PDK) me 0.5 %, Kastriot Krasniqi (PDK) me 0.7%, Agnesa Bytyqi (PDK) me 0.7 %, Sehare Maliqi (PDK) me 0.2 %, Seladin Xhaferi (LDK) me 0.3 %, Nexhat Bytyqi (LDK) me 0.4 %, Munir Basha (PK) me 0.5 %, Azzam Dida (PD) me 0.5 %, Ermira Jonuzi (NDS) me 0.4 %, dhe Cemil Luma (KTAP) me 0.6 %.
Duke vazhduar më tej, Cahani tha se në këtë periudhë anëtarët e Kuvendit e Komunës në Prizrenit kanë ngritur gjithsej 539 çështje, prej të cilave 55 % nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit ndërkaq 45 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. Lidhur me ngritjen e çështjeve, anëtarët më aktiv kanë qenë Arebër Rexhaj (LVV) me gjithsej 12.2 %, i përcjellë nga Mybera Mustafa (LDK) me 11.7 % dhe Alush Shala (PDK) me 6.3 % të çështjeve të ngritura.
Gjatë kësaj periudhe, anëtarët kanë propozuar 19 pika për rend pranë këtij institucioni , 5 prej të cilave nga Arbër Rexhaj (LVV), Alush Shala (PDK) dhe Artan Abrashi (LVV) me nga 3 propozime, Mybera Mustafa (LDK), Naxhije Memaj (LDK), Muso Salihi (VAKAT) me nga 2 propozime, ndërsa Cemil Luma (KTAP) dhe Kujtim Gashi (PDK) me nga 1 propozim për rend dite.
Sa i përketë propozimit për amandamentim të rregulloreve komunale, në këtë periudhë janë dhanë gjithsejtë 35 propozime . Nga këto, LVV me 48.6 %, AKR me 22.9 %, PDK me 14.3 %, Pavarur me 8.6 % dhe LDK me 5.7 % të propozimeve për amendamentim. Anëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura kan qenë: Drita Millaku (LVV) me 34.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 22.9 % të propozimeve të përgjithshme për amandamentim përfundoj Cahani.
Fesitina Kabashi nga KDI vazhdoj me të dhënat tjera ku potencoi faktin e propozimeve të disa rregulloreve komunale për miratim pranë Kuvendit të Komunës në këtë periudhë. Arbër Rexhaj (LVV) ka propozuar 3 Rregullore për miratim, Naser Bresa (AKR) dhe Ganimete Hoxha (BD) kanë dhënë nga 2 propozime dhe Skender Susuri (BD) ka dhënë një propozim për miratim të rregulloreve komunale.
Duke vazhduar me tej tha se gjatë seancave të mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 anëtarët e kuvendit të komunës kanë bërë gjithsej 321 pyetje, nga të cilat 73 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ndërsa 27 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. Derisa anëtarët më aktivë në parashtrimin e pyetjeve në këtë periudhë kanë qenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 19.3 % dhe Naser Bresa (AKR) me 10.3 % të pyetjeve të përgjithshme.
Në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura në periudhën Janar-Dhjetor 2015 është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca ku janë shënuar 25 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni - përfundoj Kabashi.
Fletënotimi për periudhën Janar-Dhjetor 2015 është përgatitur në kuadër të projektit Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).