19 Janar 2025

Republika e Kosovës dënon pushtimin e territorit të Ukrainës

Prishtinë, 2 mars - Republika e Kosovës dënon pushtimin e territorit të Ukrainës nga Federata Ruse, dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kundërshtim të plotë të detyrimeve të Federatës Ruse sipas Kartës së OKB-së, Aktit Final të Helsinkit dhe Memorandumit të Budapestit të vitit 1994. 


Veprimet e ndërmarra nga Federata Ruse janë një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë së Ukrainës dhe të rajonit më gjerë. 


\"Republika e Kosovës bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë premtimet ndërkombëtare dhe të zgjidhin çdo shqetësim në lidhje me sigurinë përmes dialogut dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës\", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)