25 Dhjetor 2024

Republika e Guajanës e gatshme për bashkëpunim me Republikën e Kosovës

Prishtinë, 9 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme e Diasporë, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ministrin për Evropë Jugore, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Republikës së Guajanës, George Hallaq.

Ministri Hallaq ia dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e Presidentit të Republikës Bashkëpunuese të Guajanës, dr. Mohammed Irfaan Ali, me urimin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në letër presidenti guajanas ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe e ka ftuar kryeministrin Kurti për vizitë në kryeqytetin e Guajanës, Georgetown.

Gjithashtu, ministri Hallaq shprehu në takim vullnetin dhe gatishmërinë e Republikës së Guajanës për bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Hallaq për vizitën dhe për letrën e presidentit dr. Mohammed Irfaan Ali. Ai tha se populli i Guajanës dhe populli i Kosovës kanë kaluar histori të ngjashme të luftës çlirimtare e të shtetformimit demokratik, dhe se të dy vendet janë të pozicionuara në anën e njëjtë të politikës globale. 

Shteti i Guajanës ndodhet në Amerikën Jugore dhe e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013. 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)