Renzo Davidi përfundon misionin në Kosovë
Prishtinë, 18 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritanishëm të zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi
Në takim kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimet e Davidi gjatë periudhës sa ishte në krye të Komisionit Evropian në Kosovë.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit ka shpreh gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimi i qeverisë me Komisionin Evropian në interes të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Renzo Davidi falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e deritashëm dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po sot, edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi u takua me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në largim, Renzo Davidi.
Me këtë rast, z.Kuçi ka falënderuar z.Davidi për kontributin e tij në përafrimin e Kosovës me BE-në.