04 Maj 2024

Renditen vendimet për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

Prishtinë, 30 gusht - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith dhe Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi u pajtuan sot me përfaqësuesit e lartë diplomatikë dhe ata të partive politike për renditjen e hapave që çojnë në takimin e datës 10 shtator të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i cili do të marrë vendimin përfundimtar për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe të mandatit të ICR-së.

Për të mundësuar përfshirjen përfundimtare të parimeve të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit në kornizën ligjore të Kosovës dhe për t’i dhënë fund mbikëqyrjes pakoja e ndryshimeve të legjislacionit primar do të vihet në rend të ditës së kuvendit për leximin e dytë dhe të fundit të premten, me 31 gusht.

Po ashtu nëse miratohet nga Kuvendi, pakoja e ndryshimeve të legjislacionit primar do të hyjë në fuqi nëse miratohet dhe në ditën kur miratohet pakoja e ndryshimeve kushtetuese, të cilat e heqin ICO-në nga korniza e kushtetutës në rast se ISG-ja merr vendim që ta përfundojë mandatin e ICR-së.

Ata janë pajtuar po ashtu se ndryshimet kushtetuese do të vihen në rend të ditë së Kuvendit rreth së premtes, me 7 shtator.

Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit dhe kompetencat e ICR-së mbesin në fuqi deri sa Grupi Drejtues Ndërkombëtar të vendos ndryshe.

Të hënën me 10 shtator, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të takohet në Prishtinë për të shqyrtuar propozimin e ICR-së për përfundimin e menjëhershëm të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe të mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)