Remzi Selimi kandidat i LB-së për kryetar të Vushtrrisë
Vushtrri, 4 shtator - Lëvizja për Bashkim (LB), në bazë të propozimit të Degës së LB-së në Vushtrri, sot nominoi edhe kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Vushtrrisë. Kandidat i LB-së për këtë komunë do të jetë Remzi Selimi.
Në kuadër të LB-së në këtë komunë, z.Selimi ushtron funksionin e anëtarit të kryesisë së Degës.
Lëvizja për Bashkim është e bindur se kandidati i saj për këtë komunë është oferta më cilësore që do të kenë para vetes qytetarët e Vushtrrisë.