Remi: S`ka arsye të thirret seanca pa marrëveshje të partive
Prishtinë, 22 shtator - Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa ka thënë se pa një marrëveshje në mes partive politike, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, nuk ka arsye të thërrasë vazhdimin e seancës.
Ai ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon vetëm PDK-së.
Edhe analistët janë të mendimit që pa marrëveshje politike sduhet të shkohet në seancë.
Ndërkohë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë thirrje Flora Brovinës që sa më shpejt ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive. /Epoka e Re/