21 Janar 2025

Remi: Po shkojmë drejt koalicionit me LDK

Prishtinë, 19 gusht - Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se është shënuar progres rreth idesë së tij për një koalicion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ai k bërë me dije se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funskionalizohet koalicioni PDK-LDK.

“Jemi duke avancuar për ditë me këtë ide për koalicion dhe në takime me zyrtarë dhe intelektualë të LDK-së shohim interesim serioz. Pres që në ditët në vijim të funksionalizohet koalicioni PDK-LDK, i cili do ta përfundojë me sukses mandatin, pasi kemi mundësi dhe do ta bëjmë këtë”, ka thënë Mustafa për “Epokën e Re”.

Ndërkaq duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të koalicionit LDK-AAK-Nisma se Kosova do të ketë qeveri të gjerë pa PDK-në, Mustafa ka thënë se ata e dinë se edhe në mandatin e ardhshëm partia e Hashim Thaçit do të udhëheqë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)