Rekomandimi për vizat, në shkurt të 2016-së
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë Zërit ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Megjithatë, sipas tij, akoma mbetet shumë punë në adresimin e kritereve që ndërlidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të kompleksitetit dhe përfshirjes së shumë institucioneve në hetim.
Ndërkohë, duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, i cili së fundmi mori pëlqimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mirëpo që po vazhdon të kundërshtohet nga opozita, Çollaku ka ftuar këta të fundit për dialog që sa më parë ta tejkalojnë këtë proces.
Në fund, ministri Çollaku ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se izolimi i mëtutjeshëm dhe i pakuptimtë i Kosovës vetëm sa do të krijojë hapësirë për akterë të tjerë rajonalë apo ndërkombëtarë, të cilët në asnjë rast nuk ndajnë vlera të shoqërive demokratike, pjesë e të cilave synojmë të jemi edhe ne.
/Zëri/