Rekomandimet e Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të AKK
Prishtinë, 25 janar - Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj, është zotuar se AKK do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International, duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve.
Rekomandimet e Raportit të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit, ka theksuar Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.
Raporti i plotë nga Organizata Jo- Qeveritare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, i cili përdorë një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero deri në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.
Sipas vlerësimit të Transparency International, ðð¨ð¬ð¨ð¯ð ð©ðð¬ ð ð¯ð¢ððð¬ð¡ ð¬ððð ð§ð¢ð¦ð¢ ð§ðÌ ðð®ð¬ð¡ðÌð§ ð ðð§ðð¢-ð¤ð¨ð«ð«ð®ð©ð¬ð¢ð¨ð§ð¢ð, ð¬ð¢ð¯ð£ðð ð¯ð¥ðð«ðÌð¬ð¨ð¡ðð ð¦ð ðð ð©ð¢ð¤ðÌ, duke rikthyer tre pikët e humbura. Në këtë mënyrë, Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin 2017 duke shënuar ð§ð ð«ð¢ðð£ð ð§ðÌ ððððð¥ðÌð§ ð ð¤ð¥ðð¬ð¢ðð¢ð¤ð¢ð¦ð¢ð ð©ðÌð« ðð ð©ð¨ð³ð¢ðð (në pozitën e 87-të nga pozita 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar).
Transparency International për herë të parë sivjet ka krahasuar edhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012 – 2021. Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur ð§ð£ðÌ ð«ð«ð¢ðð£ð ð©ð«ðð£ ð©ðð¬ðÌ ð©ð¢ð¤ðÌð¬ð¡, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.
Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se bashkë me Kosovën edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë shënuar progres, me 4 respektivisht 1 pikë. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë shënuar ndryshim, kurse Shqipëria është vendi i vetëm në “gjashtëshen” e Ballkanit Perëndimor që e ka humbur një pikë.
Edhe në aspektin global, nuk ka ndonjë befasi të theksuar. Nga 180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekura nga Singapori, Suedia dhe Norvegjia me 85 pikë.
Raporti i Transparency International thekson se në Kosovë ka pasur ðð«ðð§ð¬ððð« ð©ððªðÌð¬ð¨ð« ððÌ ð©ð®ð¬ð¡ðððð¢ð mes qeverive në vitet e fundit dhe Kosova është i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesë vendet në Evropë që, gjatë periudhës së pandemisë, nuk i transferoi kompetencat vendimmarrëse tek ekzekutivi por i mbajti në parlament. Fakti që janë bërë përpjekje për të pasqyruar vullnetin e qytetarëve edhe në kohët më të vështira, është një vendim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë dhe për mendimin tonë është shumë e rëndësishme që edhe në rrethana të jashtëzakonshme institucionet të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre. Kosova në këtë drejtim ka qenë një shembull shumë i mirë, duke lënë parlamentin të kryejë detyrat e veta gjatë periudhës së pandemisë.
Por pavarësisht këtij përmirësimi prej tre pikësh, ðð¨ð¬ð¨ð¯ð ð¤ð ðð§ðð ð¬ð¡ð®ð¦ðÌ ð©ðÌð« ððÌ ððÌð«ðÌ për të arritur mesataren globale prej 43 pikësh, apo atë evropiane prej 65 sosh. Fokusi i institucioneve tona duhet të jetë veçanërisht në vazhdimin e procesit të reformës gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procedurave të prokurimit publik dhe emërimeve publike nëpër borde.