02 Maj 2024

Rekomandimet e Avokatit te Popullit hasën në vesh të shurdhër

Prishtinë, 3 shkurt - Lëvizja Fol, gjatë vitit 2010 ka monitoruar dhe ka mbështetur punën e Avokatit të Popullit për të ndikuar në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Venera Ramaj, asistente juridike në Lëvizjen Fol ka dekaruar se nga monitorimi i aktiviteteve publike në media për Avokatin e Popullit që i ka bërë Lëvizja Fol, rezulton se prej 80 artikujve, rreth 40 kanë të bëjnë me aktivitetet dy javore të publikimit të raportit të punës të Avokatit për vitin 2009, ndërkaq dhjetëra artikuj të tjerë nga tryezat e organizuara prej Lëvizjes Fol dhe aktivitete të tjera të pasqyruara në shkrimet autoriale të medias.

“Mos vëmendjen e duhur të institucioneve karshi Avokatit të Popullit, rënia e kredibilitetit, moszbatimi i rekomandimeve nga institucionet e tjera, kapacitetet e limituara, zvarritja e ligjit, injorimi i Kuvendit, evidentohen si disa prej sfidave që e kanë përcjell këtë institucion dhe si të tilla ndikuan negativisht në luftën kundër abuzimit me pushtetin”, tha Ramaj.

Ndërsa mos zgjedhja e zëvendësve, mungesa e stafit dhe e buxhetit, sipas saj, janë disa nga problemet tjera që i shtohen listës së gjatë të mungesave që e karakterizoi institucionin gjatë vitit 2010.

Dështimi i Kuvendit të Kosovës, për disa vite për ta zgjedhur Avokatin e Popullit sipas Fol-it i kushtoi kredibilitetit të këtij institucioni, i cili megjithatë shënoi disa nga sukseset, që sipas zyrtarëve të tij janë “rritja e numrit të ankesave të qytetarëve dhe disponimi i mirë i institucioneve  tjera për t’i kthyer përgjigje avokatit”.

Në agjendën e legjislativit për vitin 2010, deputetët pak kohë i rezervuan punës dhe aktiviteteve të Avokatit të Popullit.

\"Për fat të keq, kërkesat dhe rekomandimet hasën në vesh të shurdhër. Për ta tejkaluar situatën, Avokati propozoi forma të tjera alternative, si themelimin i Gjykatës Administrative, por pa sukses, nismë të cilën e përkrah edhe Lëvizja FOL.\"

Ndërkaq, Armend Pajaziti, koordinator i projektit tha se Kosova dhe institucionet e saj sërish janë kritikuar në raportin e Progresit të vitit 2010. Madje edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, veçmas në aspektin e adresimit të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe zvarritjes në përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit.

“Ky raport sugjeron që Autoritetet duhet të sigurojnë përgjigje të shpejta për të gjitha kërkesat dhe rekomandime e Avokatit të Popullit”, tha Pajaziti.

Sipas tij, me pushtetin ende abuzohet në Kosovë. Shkelen të drejtat e njeriut, ndërsa Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i pafuqishëm përball këtyre zhvillimeve. Raporti I Lëvizjes FOL nxjerr disa rekomandime për disa institucione, rekomandimet më të rëndësishme janë:
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)