22 Janar 2025

Reka: Kosova s'ka pasur luks që kaq gjatë të jetë pa institucione

Prishtinë, 3 dhjetor - Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka vlerësuar se vonesa gjashtëmujore për formimin e institucioneve do të ketë konsekuenca të qarta për Kosovën, sidomos në procesin e integrimeve evropiane.

Reka ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së nuk duhet të konsiderohet si një e arritur e madhe pasi, sipas tij, është dashur gati gjysmë viti për të ardhur deri te një marrëveshje e tillë.

Sipas tij, për shkak të procesit të stabilizim-asociimit, liberalizimit të vizave, dialogut me Serbinë, Gjykatës Speciale dhe miratimit të shumë ligjeve, Kosova nuk e ka pasur luksin që kaq gjatë të jetë pa institucione.

/epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)