Reka dhe Apostolova pajtohen të punojnë në një agjendë të përbashkët
Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila i’a uroi detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e Zyrës së Bashkimit Evropian për të mbështetur integrimit Evropian të Kosovës.
Me këtë rast Ministri Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti ku, theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton koordinim më i mirë dhe mobilizim të tërë spektrik politik e civil për përmbushjen e kritereve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumenteve tjera përcjellëse të saj.
Në aspektin afatshkurtër, Ministri Reka potencoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar Liberalizimin e Vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar.
Poashtu, Ministri Reka ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.
Po ashtu, me këtë rast Ministri Reka dhe Ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesittë integrimit evropian në nivel vendi.
Poashtu, Ambasadorja Apostolovatheksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri. Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës”.