Reichel: Marrëveshja i dërgon doganierët kosovarë në veri
E përshëndes fuqishëm marrëveshjen e arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik për "menaxhimin e integruar të kufirit. Kjo marrëveshje e bën të padiskutueshme të drejtën e Kosovës për të dërguar nëpunës kufitarë edhe në veri të vendit. Në rast se ajo do të implementohet, do të jepte një kontribut të rëndësishëm për normalizimin e gjendjes në veri, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Ekipi negociator kosovar meriton mirënjohje për zhvillim efektiv dhe pragmatik të bisedimeve, thuhet më tej në deklaratë.