Regjistrohen deputetët e legjislaturës IV të Kuvendit
Prishtinë, 11 shkurt - Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është bërë sot regjistrimi i shumicës së deputetëve të Legjislaturës IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Deputetët e rinj, të cilët përfaqësojnë subjektet politike që kanë fituar ulëse në Kuvend në zgjedhjet e 12 dhjetorit, për dy ditë rresht i janë nënshtruar procedurave të regjistrimit, në ambientet e Kuvendit.
Të dhënat gjenerale, bashkë me fotografitë, do të publikohen gjatë ditëve të ardhshme në faqen elektronike të Kuvendit të Kosovës.