Regjistrohen 116 deputetë
Prishtinë, 31 korrik - Ka vazhduar procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Katër deputetë të tjerë kanë kryer sot këtë procedurë, duke rritur kështu numrin e të regjistruarve në 116.
Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës njofton se regjistrimi i deputetëve të tjerë do të bëhet ditëve në vijim. Administrata e Kuvendit të Kosovës u ka dërguar tash ftesat deputetëve të rinj për të marrë pjesë në seancën konstituive të 3 gushtit.