Regjistrim i votuesve jashtë Kosovë zgjat deri me 23 gusht
Prishtinë, 18 korrik - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.