Reformat në drejtësi përshpejtojnë integrimin në BE
Rendi dhe ligji janë pikësynimi kryesor i Republikës së Kosovës ku bashkë me të gjithë akterët shtetëror dhe jo-shtetëror, duke përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, e nëpërmjet këtyre mekanizmave do ti avancojmë vlerat e përbashkëta në mënyrë që të përafrohemi edhe më tej në integrimet evropiane dhe gjithashtu do ta ndihmojmë rendin demokratik dhe zhvillimin ekonomik, të cilat janë synimet dhe kriteret kryesore për anëtarësim në BE."
Në këtë drejtim sipas tij, pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë janë elementi qenësor për të pasur një meritokraci të mirëfilltë ku sundon ligji dhe shoqëria bazohet në vlera të integritetit profesional.
"Qeveria e Kosovës e ka avancuar ndjeshëm statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në vend, duke ua bërë atyre të mundur lirinë dhe integritetin profesional të pacenueshëm, me status shoqëror dhe material. Vullnetin politik e materializojmë në barazi të plotë të pushteteve duke e veçuar gjyqësorin si pararojën kryesore për sundimin e ligjit, ka thënë Kuçi.
Gjithashtu, ministri i Drejtësisë i Kosovës, është ndalur tek reformat ne legjislacion që po i ndërmerr Qeveria përmes hartimit të ligjeve modern dhe mbështetjes së plotë për rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tej buxhetin dhe faktorët e tjerë që i japin pavarësi funksionale këtyre dy institucioneve.
Nëpërmjet ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë, Qeveria dhe Komisioni Evropian synojnë që ta përmbyllin infrastrukturën fizike të nevojshme si parakusht për një modernizim të drejtësisë.
Kuçi më tej ka theksuar se, raporti i Qeverisë më EULEX-in është komplementar në fushën e drejtësisë për çka do të ngritën kapacitetet vendore dhe standardet profesionale.
Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe strategjinë e Ministrisë që udhëheq e cila do të themelojë shumë shpejt Akademinë e Drejtësisë ku do të përfshihen të gjitha mekanizmat dhe institutet aktuale të drejtësisë, çka do të mundësojë një shkollim më adekuat të kandidatëve për gjyqtare, prokurorë, noterë, ndërmjetësues, etj.
Forumi sot mbyll punimet e saj me konkluzionet nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.