Reforma zgjedhore pritet të kryhet në muajin Janar
Prishtinë, 9 dhjetor - Reforma zgjedhore do të jëtë përsëri ë qendër të bisedave me temë politike.
Së shpejti priten takimet e radhës mes partive politike të cilat duhet të bien dakort edhe për disa çështje të lëna pezull, e më pas nga tryezat e partive politike puna të kalojë në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në Komisionin ad- hock që ishte themeluar më parë apo në Komisionin për Legjislacion, në mënyrë që reforma të përfundojë në muajt e parë të vitit 2014, shkruan Tribuna.
Nëse këto afate do të arrihen nga partitë politike, atëherë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mund të mbahen në muajt e verës apo më së largu në shtator të vitit 2014.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar të dielën se një numër i madh i çështjeve për zgjedhjet e përgjithshme janë të rregulluara me ligj, kurse çështje të tjera me Kushtetutë.