Reforma zgjedhore, peng i liderëve
Duket se koalicioni i tashëm qeverisës PDK e LDK tenton ta zvarrisë reformën zgjedhore, siç e kanë zvarritur për më shumë se tri vite, ku janë harxhuar para kot
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk do të mund ta fusë në procedurë të re vazhdimin e finalizimit të reformës zgjedhore, proces i mbetur pa u përfunduar në tërësi nga mandati i kaluar i Kuvendit të Republikës për shkak të shpërbërjes dhe futjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, nëse ai proces nuk e merr edhe një mbështetje të re të liderëve politikë, kryesisht atyre që janë në koalicionin qeverisës.
Çështja e vazhdimit të reformës zgjedhore nuk figuron fare në marrëveshjen politike për koalicionin PDK-LDK, derisa në këtë marrëveshje ka vetëm një pikë, sipas së cilës, LDK-ja obligohet që ta marrë përsipër sigurimin e votave të mjaftueshme, për votimin në pozitë të presidentit të ardhëm, kandidatin e PDK-së Hashim Thaçi.
/Kosova Sot/