23 Janar 2025

Reforma e administratës publike është me interes të veçantë

Prishtinë, 25 shkurt - Sfidat nga Raporti i Progresit dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve që bien në fushëveprimtarinë e Ministrisë së  Administratës Publike, ishte temë qendrore e mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti,kryetar.

Para anëtarëve të Komisionit për këto çështje foli z. Mahir Yagcilar, ministër i Ministrisë së Administratës Publike. Në fjalën e tij z. Yagcilar, paraqiti një pasqyrë gjithëpërfshirëse të të arriturave të deritashme të kësaj ministrie, si dhe synimet e saj në të ardhmen, që dalin nga Raporti i Progresit.

Para ministrisë, theksoi ai, me interes të veçantë është reforma e administratës publike, si dhe nevoja e rishikimit të strategjisë. Strategjia e re e kësaj ministrie është në fazën e rishikimit të objektivave , në mënyrë që ajo të jetë sa më reale.

Ai pastaj foli edhe për Ligjin e Shërbimit Civil, i cli është aprovuar nga ana e Kuvendit më 2010, në mbështetje të të cilët janë aprovuar edhe aktet nënligjore, pastaj për sistemin  e menaxhimit të resurseve njerëzore, aprovimin e Katalogut të vendeve të punës etj.

Në vijim ai  tha se menaxhimi i financave publike është një tjetër objektiv i kësaj Ministrie.

Ndërkaq, duke përvijuar edhe disa nga planet e kësaj ministrie në kuadër të reformës së administratës , theksoi se do të hartohet Kodi i Shërbyesve civil, do të hartohet Ligji për administratës publike, Projektligji për Inspektoratin civil; do të bëhet një regjistër i gjithmbarshëm i punonjësve të vendit, do të hartohet Strategjia e administratës publike për pesë vjetët e ardhshëm, ndërsa tashmë është kryer së hartuari Projektligji për procedurat e administratës, i cili pritet të procedohet më tutje në shqyrtim.

Duke theksuar se do të arrihet finalizimi i organizimit të administratës publike, ai tha se ndryshimet në të gjitha këto segmente janë duke u bërë, por ato si vështirë duken të prekshme.

Pas fjalës së ministrit Mahir Yagcilar, anëtarët e Komisionit shtruan shumë pyetje të shoqëruara edhe me vërejtje e komente të ndryshme, të cilat kishin të bënin me sfidat që e presin administratën publike,numrin e punonjësve të saj, sa është vlera e qirasë që institucionet që nuk kanë hapësirat të veta shfrytëzojnë objekte me qira,pastaj për shërbimin elektronik etj. Pyetje dhe vërejtje më të mëdha nga ana e disa deputetëve u bënë lidhur me punësimin e kandidatëve pa përfillur kriteret e duhura.

Me tone kritike u fol sidomos për punësimin  me kontratë mbi veprën, që theksohej se bëhet mbi baza partiake.
 Ministri Mahir Yagcilar duke u përgjigjur në këto pyetje, ndër të tjera theksoi se ekziston Ligji për punëtorët e shërbimit publik, por ai nuk është duke u zbatuar ashtu si duhet, ndërsa procesin e reformave e vështronte çështje thelbësore në punën  e Ministrisë. Ndërkaq, duke përfunduar fjalën e tij tha :”Angazhohemi për një shërbim civil jopolitik”.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)