Reeker të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës
Prishtinë, 8 shtator - Pas vizitës në Shqipëri, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë por edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit të përbashkët, kryeministri Thaçi dhe zëvendësndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, do të mbajnë një konferencë për medie.