Reeker: SHBA mbështet integritetin territorial të Kosovës
Kryeministri Thaçi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si rruga më e mirë për zgjidhjen e një mori çështjeve që kërkojnë qasje ndër-shtetërore, rajonale dhe më gjerë.
Kryeministri Thaçi potencoi se me marrëveshjet e arritura gjer më tani, është përmirësuar jeta e qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike, fetare apo politike.
Nga ana e tij, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker ritheksoi vazhdimësinë e përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun dhe përgëzoi kryeministrin Thaçi për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës.
Ndihmës sekretari Amerikan, Reeker theksoi se SHBA-të mbështesin integritetin territorial të Kosovës, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë për të ecur përpara drejt integrimit dhe fqinjësisë së mirë.