Reeker nis vizitën në Kosovë
Prishtinë, 5 korrik - Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Philip T. Reeker, nga dje po qëndron në Kosovë me ç'rast nga sot nis takimet me udhëhëqës të shtetit.
Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës, në mesin e tyre presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi, zëvendëskryeministrin Kuçi dhe kryediplomatin Hoxhaj.
Takime të veçanta, Reeker do të ketë edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Zevendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka thënë se ka përparim në mesin e vendeve të Ballkanit drejt integrimit evropian, por ka theksuar nevojën që udhëheqësit të forcojnë përpjekjet e tyre.
Ai po ashtu ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.