17 Janar 2025

Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen

Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Zëvendës-Ndihmësin Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker. Pas takimit, kryeministri Thaçi dhe Reeker janë deklaruar para gazetarëve në një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se kjo vizitë e Reeker  në Kosovë por edhe në rajon, ndërlidhet me shumë lajme të mira për Kosovën dhe rajonin; për Kosovën hapjen e procesit të Stabilizim-Asociimit, që është një e arritur jashtëzakonisht e madhe, që definitivisht Kosovën e ka vënë në vijë të sigurt drejt perspektivës euro-atlantike. 

\"Në të njëjtën kohë, Reeker sot e informova edhe për hapat e mëtutjeshëm që po i bënë Republika e Kosovës, institucionet e saj, qytetarët e vendit, për vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së arritur më 19 prill në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë\", theksoi kryeministri.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker, kritikoi ashpër lëvizjen Vetëvendosje për kundërshtimin e saj ndaj ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Reeker mbështeti përpjekjet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përfshirë edhe ligjin mbi amnistinë, i cili i ndryshuar nga qeveria e Kosovës, do të rivihet për debat javën që vjen në Parlamentin e Kosovës.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker përgëzoi institucionet e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes dhe për vendimin për fillimin e negociatave për MSA-në. Ai tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e afron Kosovën më afër integrimit evropian. Reeker tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje do t’i sjellë stablitet rajonit dhe do ta dërgojë edhe Kosovën në Evropën paqësore dhe të lirë.

“Mendoj se kosovarët e kuptojnë se çfarë hapi të jashtëzakonshëm kanë arritur ata me këtë marrëveshje, me zbatimin e kësaj marrëveshje dhe duke lëvizur përpara me MSA-në e cila e çon Kosovën shumë më afër qëllimit të saj, që është anëtarësimi në BE, që SHBA-të i kanë qëndruar prapa që prej pavarësisë së Kosovës”, tha Reeker.

\"Presidenti Obama të dielën e kaluar më ka dërguar në Zagreb për ta përfaqësuar atë në kremten e hyrjes së Kroacisë në BE, dhe sekretari i shtetit, Kerry më ka kërkuar që të udhëtoja në Beograd dhe në Prishtinë për të theksuar përkrahjen tonë për hapat dhe përparimin e arritur\", ka theksuar Reeker.

Diplomati amerikan gjatë vizitës në Kosovë nxiti institucionet e Kosovës për seriozitet karshi procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, njësoj siç është treguar deri më tani. Reeker dënoi sjelljen e partive që sipas tij, dëshirojnë të ushtrojnë dhunë ndaj Kuvendit. Diplomati amerikan i quajti “palaço” drejtuesit e Vetëvendosjes, kur u pyet pse nuk takohet as ai as ambasadorja amerikane asnjëherë me ta.

“Palaçot që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çka po bëjnë për këtë vend. Dhe mendoj se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë për këtë, sepse kjo sjellje nihiliste është e papranueshme në shekullin 21 në Evropë dhe në këtë rajon. Porosia është shumë e qartë, ne takohemi me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, kur ata sillen mirë, si njerëz normalë”, tha Reeker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)