06 Maj 2024

Reeker: Fokusi ndërkombëtar për Kosovën vetëm do të rritet

Prishtinë, 10 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Në konferencë të përbashkët për media Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker edhe njëherë theksoi se SHBA-të mbështesin sovranitetin pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndër të tjera, ai tha se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë mund të shënoj fundin e autoritetit ekzekutiv që ishin të rezervuara për komunitetin ndërkombëtar sipas Planit të Ahtisaarit, por ky nuk është fundi i angazhimit të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar për Kosovën dhe ndihmës për Kosovën, përfshirë këtu edhe ndihmën e SHBA-së.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, tha se fokusi ndërkombëtar për Kosovën vetëm do të rritet pas ditës së sotme, në kohën kur Kosova do të punoj në periudhën e pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, në arritjen e shumë reformave të vështira por të domosdoshme.

Duke e quajtur partner krenar të Kosovës SHBA-në, Reeker siguroi se SHBA-ja do të mbështes Kosovën në hapat e parë si shtet plotësisht i pavarur, drejt rrugës evropiane dhe euro-atlantike.

Nga ana e tij, kryeministri Thaçi ka falënderuar edhe njëherë, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, zotin Reeker,  Ambasadën Amerikane për mbështetje, sekretaren Clinton, presidentin Obama, Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë popullin amerikan për mbështetjen e plotë që i kanë dhënë Kosovës në procesin e lirisë, ndërtimin e demokracisë dhe për të ardhmen, gjithashtu për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian, gjithmonë në raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

\"Ne diskutuam me ambasadorin Reeker për progresin e arritur në Kosovë,  për vlerësimin ndërkombëtar për suksesin në Kosovë, për këtë ditë, këtë ngjarje madhore për qytetarët e vendit, për këtë rrugëtim të përbashkët për implementimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, për involvimin dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës, duke e shtruar autoritetin në gjithë territorin e vendit tonë,  për përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë me të gjithë, në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, në angazhimet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore\", ka theksuar Thaçi.

 Ai tha se me zoteri Reeker \"diskutuam edhe për sfidat që do t’i ketë Kosova në të ardhmen, disa të cilat nuk do të jenë edhe të lehta, por ajo që është më e rëndësishme, shteti i Kosovës po konsolidohet dhe po forcohet, si një shtet i respektuar prej botës demokratike, në marrëdhënie të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)