02 Maj 2024

Reagim ndaj fyerjes së gazetarëve të RTK-së

Prishtinë, 11 dhjetor - Federata Sindikale e Punëtorëve e RTK-së është shumë e indinjuar rreth fyerjeve që i ka bërë gazetarëve të RTK-së Muharrem Nitaj, në shkrimin e tij autorial, të publikuar më 10.12.2012 në të përditshmen “Zëri”.


SPERTK-së i vjen shumë keq që një gazetar, siç është  Muharrem Nitaj, t’i fyejë në mënyrën më të paskrupullt gazetarët e RTK-së, kur dihet se vetë Nitaj e la gazetarinë për t\'u marrë me politikë.
Muharrem Nitaj ishte këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Kuçi, ndërsa tani është  anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së.


\"Këtë fyerje e shohim si pjesë të fillimit të një fushate në prag të zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm. Por, z.Nitaj, ju si një “profesionist” e  keni bërë një gabim të madh, për shkak se ju i keni fyer ata punëtorë me të cilët ju keni mundur të punoni në të ardhmen\", thuhet në Reagimin e SPERK-ut. 


Gazetarët e RTK-së, të mirë e të këqij, këta që janë, ende po e mbajnë RTK-në mediumin më të shikuar dhe më të besueshëm në Kosovë. Janë këta gazetarë që ju thërrasin juve personalisht që të jepni mendime politike nëpër kronikat e tyre. Janë këta gazetarë e redaktorë që ju thërrasin nëpër emisione debatuese politike të diskutoni me përfaqësues të pushtetit dhe opozitës për zhvillimet në vend.  Janë këta gazetarë që çdo ditë dalin në terren, ballafaqohen me realitetin kosovar, me telashet e njerëzve.


\"Nëse me të vërtetë dëshironi të bëheni drejtor gjeneral i RTK-së, qasja juaj ndaj  gazetarëve është shumë e gabueshme. Por le të mbeten në ndërgjegjen tuaj të “profesionistit” ato fyerje e sharje që na i keni bërë\",  thuhet në Reagimin e SPERK-ut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)