Ratifikimi i MSA-së është fitore e madhe politike për Kosovën
Prishtinë, 21 janar - Sot, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën nga ana e Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një deklaratë, duke e konsideruar këtë hap të PE-së një fitore e madhe politike për Kosovën.
Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, të Kosovës me BE-në, nga ana e Parlamentit Evropian, me një shumicë absolute votash, është një fitore e madhe politike për Kosovën.\"
\"Një përkrahje e tillë e fuqishme, është shprehje e besimit evropian në kapacitetet e Kosovës për të përmbushur aspiratën e qytetarëve tanë, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, ka thënë kryeparlamentari Veseli.