Rasti Haradinaj do të përfundojë shpejt
Beograd, 18 qershor - Prokurori për krime të luftës në Serbi, Vlladimir Vukçeviq, ka deklaruar se është i befasuar me zhvillimet lidhur me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Edhe vetë jam i befasuar, dhe nuk dua të komentoj. Mendoj se kjo në mënyrë rutinore do të përfundoj shumë shpejt, ka theksuar ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Lubjanës në Slloveni, sipas një fletarresti të Serbisë. Bashkëpunëtorë të afërt të tij, që gjenden së bashku me Haradinajn në Lubjanë, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë në pritje të procedurave gjyqësore për lirimin e liderit opozitar të Kosovës.(REL)