Rashiq: Serbët të mos garojnë me listë të përbashkët
Prishtinë, 13 gusht - Serbët që jetojnë në Kosovë e kanë kuptuar se nuk është gjithçka siç shihet me syrin e Beogradit, ndaj është e papranueshme ideja e Serbisë që ato të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore.
Kështu është shprehur ministri i Punëve dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rashiq në një intervistë për Epokën e Re.
Kjo ide nuk është e mirë sepse nuk e reflekton realitetin dhe nuk është demokratike, ka thënë Rashiq.
Sipas Rashiq, stabilizimi i marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i lehtë, e megjithatë mes tyre është arritur një marrëveshje e cila është historike.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se pas largimit nga Partia Liberale Serbe (SLS) në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të garojë si iniciativë qytetare. Iniciativë që sipas tij do të fitojë disa prej komunave me shumicë serbe.
Ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Rashiq ka theksuar se bashkë me grupin parlamentar Ardhmëria e Përbashkët do të themlojnë një parti të re politike serbe.