18 Janar 2025

Rashiq: Serbët duhet të dalin në zgjedhjet e Kosovës

Prishtinë, 18 gusht - Ministri i punës dhe mirëqenies sociale në Kosovë, Nenad Rashiq, thotë se serbët e Kosovës duhet të dalin në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit, meqë në rast të bojktotit, humbja do të jetë e madhe.

“Marrëveshja e Brukselit është bërë që të kemi ndonjë rezultat për të dy palët...e gjithë Serbia është peng e këtyre raporteve”, i tha Rashiq agjencisë beogradase Beta, dhe shtoi se “është shumë papjekuri të mos shfrytëzohet çfarëdo mundësi për përfshirje në zgjedhjet lokale”.

Ai ka theksuar se serbët e Kosovës ndonjëherë i kanë qëndrimet shumë të ngurta, por ato duhet të jetë më të buta, sepse pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale “i kushtëzojnë edhe afro 8 milionë njerëz në Serbi”.

Ministri Rashiq ka theksuar se serbët në pjesën veriore të Kosovës, duhet të mendojnë për atë se çështja e daljes në zgjedhje, nuk i takon vetëm veriut të Mitrovicës, por se në Kosovë kemi të bëjmë me gjëra më të mëdha, prandaj refuzimi i fuqishëm i zgjedhjeve nuk është lëvizje përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)